Kshilltari i Konjufcës: Mirë të protestohet kundër shtrenjtimit të rrymës, por jo mbi urrejtjen e individit

Ilir Kërçeli, shef i kabinetit të kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, ka reaguar pas protestës së sotme kundër shtrenjtimit të rrymës.

Kërçeli tha se e sheh pozitive protestimin kundër shtrenjtimit të rrymës, por sipas tij, jo mbi urrejtjen ndaj individit.

“Mirë është të protestohet kundër shtrenjtimit të rrymës. I dëmshëm është motivacioni për kauza mbi urrejtjen ndaj individit”, ka shkruar Kërçeli.

Gjatë protestës së sotme të organizuar nga PSD, kryetari i saj, Dardan Molliqaj, i është drejtuar kryeministrit të vendit si “frikacak”.

Go to TOP