Kryetari Aliu priti në takim Ministrin e Zhvillimit Rajonal, Z.Fikrim Damka

Gjatë ditës së sotme kryetari i komunës Qemajl Aliu, së bashku me disa drejtorë komunalë, priti në takim ministrin nga Ministria e Zhvillimit Rajonal, z.Fikrim Damka, i cili ishte i shoqëruar me një pjesë të stafit të tij nga kjo ministri.

Takimi kishte për qëllim diskutimin rreth realizimit të disa projektve të përbashkëta në mes të Komunës së Shtimes dhe Ministrisë së Zhvillimit Rajonal, sipas skemës së granteve nga kjo ministri, të cilat do ndikonin në zhvillimin socio-ekonomik rajonal në komunën tonë.

Minstri Fikrim Damka, shpalosi idetë dhe mundësitë për implementimin e disa projekteve kapitale, që mund të realizohen me bashkëfinancim në mes të komunës dhe ministrisë, duke njoftuar me procedurat e aplikimit nga komuna me projekt-propozime konkrete si dhe potencoi përkrahjen që u jepet komunave për zhvillim rajonal të balancuar.

Kryetari Aliu pasi falenderoi ministrin për vizitën, shprehu gadishmërinë që ky bashkëpunim të vazhdojë, dhe si komunë të angazhohemi në krijimin e kushteve dhe përmbushjen e kërkesave na takojnë në kuadër të kompetencave komunale, që do të jenë në funksion të realizimit të projekteve me interes për qytetarë e Shtimes./Kosova.info/

Go to TOP