Krasniqi: Epopeja e UÇK-së”, manifeston më së miri rrugën drejt lirisë dhe pavarësisë

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi tha sot se Epopeja e UÇK-së”, manifeston më së miri rrugën tonë drejt lirisë dhe pavarësisë.

Krasniqi në një postim në Facebook shkruan se 5, 6 dhe 7 marsi janë data kapitale në historinë tonë kombëtare.

Lexoni të plotë postimin:

5, 6 dhe 7 marsi janë data kapitale në historinë tonë kombëtare, tri ditë ku ne kujtojmë me krenari e përulje, lavdinë dhe sakrificën e Komandantit Adem Jashari dhe familjes së tij.

“Epopeja e UÇK-së”, manifeston më së miri rrugën tonë drejt lirisë dhe pavarësisë, ndërsa këtë Epope më së miri e manifeston fjala e përndritur e komandantit legjendar: “Besa-Besë….vetëm një vdekje se tjetër s’ka dhe një fjalë e mirë”.

Epopeja e UÇK-së, shënon ditët e krenarisë, bashkimit, por edhe dhembjes së madhe të popullit tonë.  Në tri ditët e heroizmit të familjes Jashari, në Prekaz, në altarin e lirisë ranë 59 dëshmorë, në mesin e tyre 10 fëmijë, – duke u bërë dritë e përhershme për  Kosovën dhe themel i shtetit tonë të lirë e të pavarur.

Me amanetin e tyre në zemër, obligimi dhe detyra e jonë e përhershme është ndërtimi i një shteti të zhvilluar e demokratik, që materializon lirinë, barazinë e perspektivën për të sotmen dhe të ardhmen e të gjithë qytetarëve tanë.

Go to TOP