Këta janë artistët e artit pamor që përfaqësuan Kosovën në Bienale të Venecias

Shkruan: Ilir MUHARrEMI kritik i artit

Rruga e artistit është rruga me e drejtë, më e lehtë, më efikase që individi si shkak i pakënaqësisë, revoltës, protestës dhe ndjenjës së mirë, t’i shpërfaq fragmentet dhe nuancat e tij shpirtërore. Artisti së pari është një individë i thjeshtë, i miqësuar me kolektivin të cilët detajet e vogla nuk mund t’i vërejnë, atëherë forca artistike ka për obligim angazhim maksimal drejt të padukshmes për ta bërë të dukshme. Sot, arti më shumë fokusohet në ide se sa në estetikë. Artisti nuk punon në artin e tij, ai e aranzhon idenë, e thellon konceptin, ngritë pyetje, shpalos diskutime, debate dhe përgjigjet i takojnë audiencës e cila shumë herë nuk ka njohuri elementare për artet e reja. Artistët e ndjejnë si nevojë të tubohen, të shikojnë veprat e njëri – tjetrit, të debatojnë për kohën dhe artin, për politikën në art ose artin në politikë, për socializimin, psikologjinë, kushtet ekonomike, globalizimin. Andaj, Bienalia e Venecias  për më shumë se një shekull është një nga institucionet më prestigjioze të kulturës në botë. Që nga themelimi i saj në vitin 1895 ajo ka qenë në avangardë në promovimin e trendëve të reja artistike dhe në organizimin e eventeve ndërkombëtare të artit bashkëkohor. Në fushën e artit pamor, Kosovën e kanë përfaqësuar këta artistë:

Petrit Halilaj, në vitin 2013 e përfaqësoi Kosovën në Bienalen e Venecias. Petrit Halilaj, ka lindur në vitin 1986, në Kostërc të Skenderajt dhe aktualisht punon në Berlin, Kosovë dhe Itali.  Praktika artistike e tij – skulptura, instalimi, vizatimi me stilolaps ose bojë shkrimi – është ndërtuar rreth biografisë së tij dhe kushteve të jetës. Ai i vë në pyetje kodet sociale, duke filluar nga identiteti dhe integrimi në kufijtë e padukshëm mes kulturave dhe grupeve sociale. Ai përdor materiale të thjeshta si tokë apo dërrasa druri, por po ashtu edhe pula të gjalla dhe objekte të gjetura në arkivat e muzeve të zhdukur në Kosovë, për të ndërtuar / rikonstruktuar vende ose objekte të dedikuara memorieve të tij, familjarëve të tij apo njerëzve të afërt. Në këtë ngjarje atij i është ndarë çmimi “Special Mention” (përmendje e veçantë) krahas artistes braziliane Cinthia Marcelle.

Flaka Haliti,  në vitin 2015 e përfaqësoi Kosovën në Bienalen e Venecias. Flaka Haliti u lind më 1982 në Prishtinë, Kosovë dhe jeton në Mynih të Gjermanisë. Pas diplomimit në Departamentin Grafik pranë Fakultetit të Arteve në Universitetin e Prishtinës, në vitin 2006, ajo ka studiuar Artet e Bukura në Städelschule në Frankfurt, nga viti 2008 deri më 2013. Aktualisht, ajo është duke bërë PhD në Praktikë në Akademinë e Arteve të Bukura në Vjenë. Puna e saj është ekspozuar gjerësisht në institucionet dhe bienalet e njohura ndërkombëtarisht si Bienalja e Arteve Grafike në Lubjanë (2019), Bienalja e Busan (2018), Galeria Kombëtare e Arteve, Tirana (2018), Public Art Munich (2018), Kunsthaus Bregenz (2018), Kunsthaus Hamburg (2018), Kunsthalle Lingen (2017), Pavioni I Republikës së Kosovës në Bienalen e 56-të të Venecias (2015), Kunsthalle Ëien (2015) , Galeria Kombëtare e Arteve të Kosovës, Prishtinë (2014), dhe Stacion – Qendra për Art Bashkëkohor Prishtinë (2007/2008/2012). Ka fituar çmimin Henkel Art në vitin 2013 dhe ka qenë përfituese e bursës Villa Romana në Florencë në vitin 2016. Në po të njëjtin vit, është shpërblyer me çmimin Ars Viva. Së fundmi, është shpërblyer me çmimin Ludëig Gies-Preis me rastin e trienales së 14-të Kleinpastik Fellbach 2019, dhe është nominuar për Preis der Nationalgalerie 2019. Në Bienale të Venecias ajo shfaqi një instalacionin të përzier medial i cili u  adaptua në dimensionet e hapësirës në Bienale. “Spekulimi në të kaltër” ishte vepra e cila reflekton mbi kuptimin e kufijve, demokracisë, lirisë dhe mobilitetit. Ekspozita është minimale dhe ka vetëm tri elemente brenda në hapësirë, rërën e kaltër, pesë shtylla apo struktura metalike, të cilat paraqesin trupin skeletor të barrierave prej betoni dhe instalimin e dritave, i cili krijon ndërthurje mes hapësirës dhe kohës. Në harkun kohor prej 10 orësh hapësira e Pavijonit të Kosovës pëson ndryshim vizual duke i mundësuar shikuesit të përjetojë instalimin në kohë reale. E gjithë kjo përvojë krijon relacion të drejtpërdrejtë në mes fizikalitetit dhe objekteve në hapësirë dhe njëkohësisht hap dimensione të shumta kohore duke bërë të përjetohet si një punë e aktualizimit të përhershëm.

Sislej Xhafa, në vitin 2017  e përfaqësoi Kosovën në Bienale të Venecias. Sislej Xhafa është i lindur në Pejë, 1970.Jeton në NewYork. Është i njohur për hetimet e tij artistike në realitetet sociale, ekonomike dhe politike lidhur me kompleksitetin e ndryshme të shoqërisë moderne. Xhafa ka gjatë viteve theksuar punën e tij artistike për tema ekonomike dhe sociale, realitetet politike, si ata ndërveprojnë me shumëllojshmëri paqëndrueshme të shoqërisë moderne. Hetimet e tij, për shembull, në fenomenet e turizmit ose ilegalitetit të detyruar të përdorin një gjuhë minimale dhe ata janë në të njëjtën kohë ironike dhe subversive, duke praktikuar me shpërfillje një gamë të gjerë të mediave, nga skulptura vizatimit, nga performancë të fotografisë. Lost and Found” titullohej vepra e tij që trajtonte luftën dhe dhunën dhe njerëzit e zhdukur në luftën e fundit të cilët edhe sot mungojnë. Këtë dhimbje e vuan gjithë Kosova dhe Xhafa e nënvizoj përmes zërit të tij protestues me kërkim të drejtësisë duke e treguar se artit i takon ta trajtojë këtë temë. Ai kërkon paqen këtu sepse donë ta zgjidh problemin ( në kërkim të zbardhjes për njerëzit e zhdukur) ende e dëgjoj atë zërin e Xhafës “Ndaluni!” Vuajtja e këtyre njerëzve duhet të pushojë. Ujërat e epifanisë dhe pagëzimit duhet t’i japin shqiptarëve të stërmunduar paqen, gëzimin dhe lumturinë e munguar.

Dhuna dhe lufta është ajo që i zhduk njerëzit. Sot kemi shumë familje të zhdukur që ende nuk dihet asgjë për ta. Arti nuk po depërton në veshët e shurdhër të politikës ose politika nuk ka vesh për artin. Ose politika ka strategji dhe nuk e dëgjon zërin kumbues të së vërtetës për artin. Kjo luginë e vdekjes, ky Ballkan me erë baruti dhe mallkim i shekujve ende jeton me mungesë paqeje.

Kjo vepër e Xhafës ishte e hapur ndaj shumë pyetjeve por rezultati ishte i qartë “në kërkim të drejtësisë”. Ja ky ishte instilacioni siç shihej dhe siç e rrëfente vet Xhafa: “Instilacioni është krijuar me një strukturë kaci dhe është pikërisht një sportel “Lost and Found”, ose më saktë ‘Objekteve të humbura’. Por nuk ka asnjë brenda, dhe do të jetë gjithmonë bosh. Zakonisht në aeroporte apo në stacione gjenden këto vende ku shkojmë nëse humbasim një xhaketë, për shembull, dhe kam dashur të nënvizoj se nuk duhet të jetë ende kaq e dhimbshme, por e pranishme në një mënyrë disi “indirekte”, por në të njëjtën kohë është e rëndësishme të vazhdosh të bashkëveprosh, të kërkosh gjithmonë drejtësi, dhe të vazhdosh të kërkosh këta njerëz që janë zhdukur”. Njerëzit hynin në hapësirë shihnin të shkruarën “Lost and Found”, gjendet një telefon, presin zilen dhe zilja nuk bie kurrë. Nuk ka linjë aktive të telefonit. Kishte edhe lista me emra të njerëzve të zhdukur. Kuratore e punës së Xhafës ishte ish drejtoresha e Galerisë Kombëtare të Kosovës  Arta Agani. Ekspozita veçohej me kërkim të një rezultati real dhe vendosje të një drejtësie sepse arti shpesh herë është ndërmjetësues.

Sislej Xhafa, është një nga emrat më të njohur të artit bashkëkohor, i cili së fundmi është vlerësuar me titullin Akademik Nderi i Shkollës së Arteve të Firences. Prezantimet dhe kritikat që janë shkruar për të, garantojnë një prezantim të denjë e afirmativ të Kosovës në Bienale, në paraqitjen e tretë të vendit tonë në këtë ngjarje të madhe botërore në fushën e kulturës. Përmes krijimtarisë së Xhafës synohet tërheqja e vëmendjes së publikut bazuar në reputacionin e konsiderueshëm që po e gëzon aktualisht në skenën artistike botërore.

Alban Muja, në vitin 2019 e përfaqësoi Kosovën në Bienale të Venecias. Alban Muja u lind më 1980. Është artist bashkëkohor. Koncepti i punës së Mujës në Bienale të Venecias ishte ky: “Me 3 prill në faqen e Facebook bëhet një kërkesë publike në kuadër të konceptit të veprës së Mujës që populli t’i dërgoj fotografitë familjare të shkrepura gjatë kohës së luftës të viteve 1998-99. Ja postimi origjinal: “Bashkëqytetarë të nderuar, artisti i mirënjohur Alban Muja, sivjet përfaqëson Kosovën Bienalen e Venedikut, ngjarjen më të madhe në fushën e artit bashkëkohor. Projekti i tij multimedial i quajtur “Albumi Familjar”, flet për të kaluarën tonë gjatë luftës, e cila ndodhi pikërisht 20 vjet më parë. Ju ftojmë që të bëheni pjesë e projektit duke na dërguar fotografitë tuaja familjare, të bëra gjatë periudhës së luftës, viteve 1998/1999.Fotografitë duhet të jenë familjare, jo profesionale, me pamje të ndryshme të përditshmërisë suaj gjatë kësaj kohe. Ato mund t’i dërgoni në emailin tonë:[email protected] ose në faqen në FB: https://ëëë.facebook.com/kosovopavilion58/notifications/ Ju falemnderit!”. Si duket fotografitë munguan dhe nuk u shfaqen, madje në faqen kryesore “Kosovo Pavilion / 58th Venice Biennale 2019 / Alban Muja”. Sipas deklaratave të artistit Muja u shfaq fotoja tashmë e njohur për krejt botën dhe që ka bërë xhiro qysh nga koha e luftës ajo e asaj nëne të rraskapitur në rreshtin e refugjatëve, në një kohë dimri me borë e cila mbanë foshnjën e saj gjashtë muajsh, të mbuluar me mbulesën e saj të bardhë, derisa vështrimi i saj tenton ta tejkaloj çdo dhimbje dhe vuajtje, dhe ajo mbanë qëndrimin drejt kufirit maqedon. Tjetra fotografi shihet një burrë i cili qanë teksa mbanë dy fotografi të letërnjoftimeve të fëmijëve të tij i cili i kërkon ata, ai mbanë një shpresë se do t’i gjej, sytë i mbushën më shumë me lot teksa mendon se i ka humbur përjetësisht.  Fotografia tjetër ishte një  ripërtëritje. Një djalë i vogël i ngritur lartë nga familjarët e tij për ta kaluar rrethojën me gjemba. Këto foto a u shfaqen apo vetëm u shpjeguan ose u fol për to. Koncepti i fotografive nuk shihej ditën e ekspozitës në Bienale. Puna e Mujës u shfaqë përmes videove.

Jakup Ferri, këtë vit do ta përfaqësoj Kosovën në Bienale të Venecias.  Komisioni i përbërë nga: Sezgin Boynik, Flaka Haliti, Vincent Honoré, Alenka Gregoric, Adrian Paci,zgjodhi midis dymbëdhjetë propozimeve që ishin dorëzuar në thirrjen publike për pavijonin kombëtar në Bienalen e 59-të në Venedik. Juria vendosi që Jakup Ferri të jetë përfaqësuesi i ardhshëm i Republikës së Kosovës në Bienalen e ardhshme të Venedikut, me projektin “The Monumentality of the Everyday” kuruar nga Inke Arns. “Vendimi i komisionit u bazua në një projekt propozim të hartuar mirë, i cili përfshin një metodë dhe afat kohor të mirë përcaktuar të zbatimit. Prezantimi gjithashtu pati një lidhje të qartë me temën kryesore të edicionit të ardhshëm të bienales si dhe një reflektim nga artisti mbi përvetësimin e mediumeve më tradicionale – si vizatimet, pikturat dhe thurjet – dhe  integrimin e tyre në një qasje konceptuale të njohur në praktikat e tij të mëparshme.

Anëtarët e komisionit u bindën jo vetëm nga qasja origjinale e artistit ndaj vizatimit, por edhe nga këmbëngulja e tij kokëfortë për mediumin e zgjedhur dhe një mënyre unike të integrimit të motiveve të tij idiosinkratike – që rrjedhin nga vëzhgimet e mprehta të gjërave që e rrethojnë – në një seri punimesh te reja. Komisioni është gjithashtu i bindur se bashkëpunimi me kuratoren e njohur ndërkombëtarisht Inke Arns do të kontribuojë në prezantimin e shkëlqyer të punës së tij në pavijon.

Motivet e gjetura në këto vepra vijnë nga vizatimet e tij intime që funksionojnë si shënime të marrëdhënieve ndërpersonale – ose thënë më mirë, përmbledhje artistike të marrëdhënieve të perceptuara – mes njerëzve që nga pamja e parë duken të lidhur gjatë gjithë kohës, por megjithatë janë të ndarë nga njëri-tjetri, nga qeniet e tjera dhe nga mjedisi i tyre. Këto vizatime të thjeshta dydimensionale dhe fragmente tregimesh i tejkalojnë njerëzit, kafshët dhe rrethanat e tyre, duke propozuar kështu një riartikulim të subjektivitetit dhe propozojnë një reinterpretim të këtyre marrëdhënieve të tjetërsuara. Ne mund t’i interpretojmë këta skenarë hapësinorë unikë si udhëzime për mënyra të reja të mundshme të bashkëjetesës dhe si propozime për një kuptim të ri të ndërvarësisë sonë.

Një aspekt i rëndësishëm i këtyre veprave është edhe lidhja e vizatimeve të artistit me artin dhe zejet tradicionale popullore. Gjegjësisht, vizatimet janë shndërruar në tapiceri, të cilat janë bërë në bashkëpunim me gra nga rajoni nga e ka vetë origjinën artisti. Në këtë mënyrë ai jo vetëm që i bën një nder artit tradicional – i cili dalëngadalë po zhduket – por e lidh këtë traditë me artin bashkëkohor duke i shndërruar të dyja në një përvojë të re. Nëpërmjet krijimit kolektiv të veprave të tij, ai gjithashtu transferon tema dhe çështje bashkëkohore – siç është tjetërsimi në rritje i njerëzve – në histori lumturie dhe optimizmi. “Aftësia e tij për të krijuar kozmologji alternative dhe kushte të reja të ekzistencës … nuk zbulon se kush jemi, por si të gëlltisim shqetësimet dhe frikën e kohës, dhe na tregon se kush dhe çfarë mund të bëhemi”  është vetëm një nga shumë referencat nga koncepti kryesor i Bienales së ardhshme të Venedikut. Megjithatë, në vizatimet dhe tapiceritë e tij, Jakup Ferri jo vetëm që tregon histori dhe nxjerr në pah marrëdhëniet mes protagonistëve të tij, por shkon një hap më tej. Me një mungesë hapësire në krijimtarinë e tij që aludon zbrazëtinë, përjetësinë dhe vizatimin e vjetër antik, ai gjithashtu vendos edhe një pengesë kohore përballë nesh. Zhytja në punën e tij është një proces i ngadaltë që kërkon durim dhe një grimcë të imagjinatës sonë. Duke shfaqur disa propozime të gjalla për bashkëjetesë dhe skenarë të mundshëm për të ardhmen tonë, këto vepra ngjallin edhe shpresë.”, shkruan në faqe të Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit. Veprat e Ferrit janë tërheqëse, estetike, bëjnë të ndjehesh mirë, të pushosh mbi atë oqean ngjyror, mbi një hapësirë formash çudake njerëzore, të renditura  me kompozcione paksa të çrregullta. Pyetja është më e madhe se përgjigja, dhe vlen të provohet edhe artisti Ferri siç u provoan edhe artistët e tjerë nga Kosova.

Konkluzioni

Bienali i Venecias, veprën e redukton në ide individuale, që mund të jetë edhe personale, por edhe globale që rrugëtimin e saj e ndjejnë të gjithë njerëzit në botë. Vepra duhet të komunikoj me publikun, ta ketë një interaksion, të bëhet intraverse dhe esktraverse, pra të ngritët mbi hulumtim shpirtëror dhe aktual. Dikur në veprat e artit, artistët  e përdornin temën dhe ndjenjën personale sepse njerëzit në atë kohë besonin në fuqinë personale dhe sa më personale të jetë vepra artistike, aq më e thellë bëhet. Ndërsa, sot në këtë kohë të kapitalizmit, vepra merr ngjyrë tjetër dhe forcë ndryshe. Ajo duhet të duket sa më objektive që ngritë problem me pyetje globale në interes të shoqërisë. Shkenca dhe arti sot janë bashkuar dhe artisti është një shkencëtar estetik.

Go to TOP