Fëmija në Gjilan plagos aksidentalisht me pushkë babanë e tij

Një person në fshatin Livoq i Ulët i Gjilanit është plagosur me armë zjarri aksidentalisht.

Policia ka thënë se i dyshuari mashkull kosovar ka pranuar trajtim mjekësor pasi që i njëjti derisa ka qenë duke e pastruar armën (pushkë ajrore, nuk posedon leje), nga pakujdesia dyshohet  se fëmija i tij e ka shkrepur armën dhe ka qëlluar atë.

Arma i është sekuestruar ndërsa me vendim të prokurorit,  rasti vazhdon në procedurë të rregullt.

Detaje rreth gjendjes së të plagosurit nuk janë dhënë.

Go to TOP