Kamberi akuzon: Në mesin e kandidatëve për prokurorë në Serbi nuk ka asnjë shqiptar
Deputeti shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi, ka kritikuar sot se në mesin e kandidatëve të propozuar për prokurorë publikë në Serbi nuk ka asnjë shqiptarë.
Ministrja e Drejtësisë e Serbisë, Maja Popoviq, duke arsyetuar, ka thënë se ky nuk është diskriminim por vetëm ekspertizë, raporton Tanjug.
Kamberi në Kuvend ka thënë se në Prokurorinë Themelore në Vranjë, departamenti që është përgjegjës për Bujanovcin, ishin të punësuar dy prokurorë të nacionalitetit shqiptarë, të cilët kanë dal në pension. Ai ka thënë se është e garantuar me Kushtetutë dhe Ligj të Serbisë pjesëmarrja e të gjitha pakicave kombëtare në të gjitha institucionet shtetërore, përfshirë edhe në gjyqësor.
