Shehu merr mbështetjen e Ministrisë së Zhvillimit Rajonal

Kryetari i komunës së Junikut, Ruzhdi Shehu, së bashku me bashkëpunëtor ka pritur në takim ministrin e Ministrisë së Zhvillimit Rajonal, Fikrim Damka.

Në këtë takim është diskutuar për mundësitë e bashkëpunimit mes Ministrisë së Zhvillimit Rajonal dhe Komunës së Junikut.

“Po ashtu njoftova në detaje ministrin Damka për nevojën e Junikut për investime dhe përkrahje qeveritare.

Njëkohësisht, ai ka shprehur gatishmërinë për bashkëpunim të ngushtë në funksion të realizimit të projekteve me interes për qytetarët e Junikut.

Me këtë rast diskutuam edhe për disa projekte ideore, me të cilat Ministri Damka ka ofruar përkrahjen e tij në parim”, ka shkruar Shehu. /Kosova.info/

Go to TOP