“Jemi takuar në Drenicë gjatë luftës”, çfarë thoshte Rexhep Selimi për Kurtin në UÇK

Deklarata e kryeministrit Albin Kurti për listat dhe numrin e madh të veteranëve të UÇK-së ka rikthyer debatin për kontributin e liderit të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, në Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës.

Por cili ka qenë kontributi i Kurtit në UÇK, sipas Rexhep Selimit. Në një intervistë të me hershme në Rtv Dukagjini, Selimi kishte thënë se me Kurtin ishin takuar gjatë luftës në Drenicë.

“Ka qenë shumë i madhe madje. Mendoj që ka qenë simbolika më origjinale që unë kisha mujt dje, që unë edhe bashkëluftarit tim, edhe kryeministrit tim edhe bashkëpartiakut tim, t’ia dhuroj dhe t’ia uroj, urimi më origjinal më është dukur që të jetë një flamur i UCK-së, me të cilin flamur jemi takuar edhe në vitin 1999 në Berishë në Drenicë dhe në vende të tjera”, kishte deklaruar Selimi.

I pyetur për kontributin e Kurtit dhe për deklaratën e Kadri Veselit se Kurti “ka ikur dhe është dorëzuar”, Selimi argumentonte me një deklaratë të Sylejman Selimit se si i kishte kërkuar Kurtit që të qëndronte në Prishtinë me Adem Demaçin dhe jo në Likovc të Drenicës ku donte Kurti.

‘Ai ka pasur detyra të sakta në luftën e UÇK’së me gjithë gatishmërinë e tij. Gatishmëri të cilën e dëshmon edhe komandanti Sylejman Selimi i cili thotë se Albin Kurti ka ardhur te unë dhe kam kërkuar prej tij që të jetë pranë Adem Demaçit, që ka qenë përfaqësues politik i UÇK-së dhe shumë vështirë ka qenë që të rrish në zyrën e UÇK-së në Prishtinë se sa ku donte të rrinte ai në Likovc të Drenicës”, kishte deklaruar Rexhep Selimi në Rtv Dukagjini.

Go to TOP