Ish-ambasadori i SHBA-së në Kosovë godet Vuçiqin: Zgjodhi Putinin para Perëndimit

Ish-ambasadori i SHBA-së në Kosovë, Philip Kosnett, ka reaguar pas veprimeve të fundit të presidentit serb, Aleksandër Vuçiq, rreth situatës Rusi-Ukrainë.

Në një postim në rrjetin social Twitter, Kosnett ka deklaruar se SHBA-ja dhe BE-ja duhet ta kenë parasysh veprimin e Vuçiqit karshi Vladimir Putinit.

“Siç duket presidenti i Serbisë, Vuçiq ka zgjedhur Putinin në vend të Perëndimit – teksa pretendon se duart e tij janë të lidhura nga opinioni publik dhe fshihet pas Kishës. Ky nuk është lidership; është frikë morale. BE, SHBA, ju lutem ta kini parasysh”, ka shkruar ai.

Kujtojmë se Vuçiq në reagimin e tij për situatën në Ukrainë, kishte mbajtur qëndrim të dyfishtë duke thënë se e respekton integritetin territorial të Ukrainës, por nuk ka pranuar t’i vendos sanksione Rusisë. 

Go to TOP