Ibrahimi: Nuk pajtohem që nuk ka pasur pjesëmarrje të Kurtit në fushatë, ndoshta jo të drejtpërdrejtë

Analisti politik, Ilir Ibrahimi, thotë se kryeministri i Kosovës ka marrë pjesë në fushatë zgjedhore, por sipas tij, ndoshta jo drejtpërdrejtë. Ai deklaron se Qeveria për gjashtë nuk ka folur asnjë fjalë të vetme për veriun, kurse në fushatë zgjedhore forcat speciale ishin dy herë në veri.

“ Dhe ti e ke pasur dy javë ditë rresht debatet televizive të mbushura me ato ngjarje, tash ne mund të paragjykojmë ose jo se i ka bërë për këtë çështje. Mirëpo nëse për gjashtëmuaj nuk merr asnjë veprim të vetëm për veriun dhe për dy javë gjatë fushatë zgjedhore para zgjedhjeve lokale i ke dy veprime kaq të mëdha atëherë ti domosdoshmërisht do të dyshosh se ka mundësi që janë bërë edhe për fushatë zgjedhore.” u shpreh Ibrahimi i ftuar në emisionin Rubikon.

Ai mendon se liderët e opozitës nuk kanë marrë pjesë në fushatë me qëllim, sepse sipas tij, me mospjesëmarrjen e tyre ata ndoshta kanë dashur ta provokojnë mospjesëmarrjen e zotit Kurti.

“Zoti Kurit ne deshëm apo s’deshëm ta pranojmë është figura kryesore në Lëvizjen Vetëvendosje, i cili është një bollduzher i votave dhe duke dërguar ndoshta këtë mesazh zoti Abdixhiku dhe zoti Krasniqi, ndoshta kanë menduar se mund ta qesin në një pozitë Zotin Kurti, t’i bënë thirrje që të mos marrë pjesë edhe ai, pra t’i lëmë kandidatët që të bëjnë gara ndërmjet tyre dhe të mos bëhet kryeministri pjesë e garës.”

Tutje Ibrahimi tha se është për të ardhur keq mungesa e debatit për Prishtinën, sepse ka pasur kandidatë me programe shumë të mira.

“Do të thotë tre nga këta kandidatë ne kemi pasur në studio dhe kemi diskutuar për programet e tyre, ka pasur projekte të cilat me të vërtete ke mundur të diskutosh se si do të bënte Prishtinën të dukej dhe çfarë ndryshimi do ti bënte qytetit. Fatkeqësisht nuk e kishim edhe kandidatin kryesorë, Zotin Vitia, i cili nuk pranoi të vinte në një debat të mirëfilltë.”

Go to TOP