Grenell: Pse një punonjës e telefonon Kurtin dhe jo Sekretari i Shtetit apo Presidenti, Kosova meriton më shumë respekt

Ish-emisari i Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, ka reaguar pasi këshilltari Special i Departamentit të Shtetit, Derek Chollet, e ka telefonuar kryeministrin e Republikës së Kosovës, Albin Kurtin, për të diskutuar lidhur me mbajtjen e zgjedhjeve serbe të prillit.

Grenell ka pyetur se pse një punonjës e telefonon kryeministrin Kurti dhe jo Sekretari i Shtetit, Këshilltari për Siguri Nacionale apo Presidenti i SHBA-së.

“Pse një punonjës e telefonon kreun e shtetit. Pse nuk po e telefonojnë Kurtin, Sekretari i Shtetit, Këshilltari për Siguri Nacional apo Presidenti?”, ka shkruar Grenell.

Ai tutje ka thënë se Kosova meriton më shumë respekt.

 “Kosova meriton më shumë respekt”, ka përfunduar Grenell.

https://twitter.com/RichardGrenell/status/1494813382179840000?s=20&t=i7rs1qhLS_ABk1STbX–ug
Go to TOP