Gjobitet shoferi për tejkalim të shpejtësisë në Ferizaj

Sot rreth orës 16:00, policia ka ndaluar shoferin i cili me automjetin e udhëtarëve shkaktoi kundërvajtje në komunikacion, tejkalim i shpejtësisë në rrugën ‘’Driton Islami ’’ në Ferizaj, ku në zonën e kufizimit 50 km/h zhvilloi shpejtësi 92 km/h.

Në lidhje me këtë policia, “ndaj shoferit me inicialet B.B (M/K) i moshës 32 vjeçar i shqiptoi një gjobë sipas ligjit të komunikacionit rrugor, 300 euro , 3 pikë negative dhe 6 muaj masë mbrojtëse ( heqje e patentë shoferit). Ai në tërësi e pranoi kundërvatjen e shkaktuar”, njofton policia.

Me këtë rast, Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, apelon tek shoferët e automjeteve që të respektojnë shpejtësinë e kufizuar të lëvizjes.

“Veprimet e tilla rrezikojnë direkt jetën e pjesëmarrësve në komunikacion dhe fton qytetarët të bashkëpunojnë me policinë”, thuhet në apelin e policisë.

Go to TOP