Gjashtë milionë euro kushton vlera e drogës së konfiskuar në veri

Vlera e drogës së konfiskuar nga zbulimi i laboratorit kultivues të drogës, në Izvor afër kufirit me Serbinë, ka rezultuar të jetë gjashtë milionë euro, ndërsa vlera e pajisjeve 1.5 milionë euro.

Këtë lajm e ka bërë të ditur vet ministri i Brendshëm Xhelal Sveçla përmes një tjetër shënimi në Facebook.

Policia e Kosovës në bashkëpunim me Doganën, gjatë ditës së sotme kanë shkatërruar dy laboratorë të drogës, një në veri të Kosovës dhe një në Ferizaj.

Në afërsi të kufirit me Serbinë, në vendin Izvor, në veri të Kosovës, policia zbuloi laboratorin e kultivimit të marihuanës me mbi 10,000 fije bimë të gatshme për t’u shitur ilegalisht në treg.

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka bërë të ditur se gjatë këtij aksioni, zyrtarët e Policisë dhe Doganës janë gjuajtur me armë zjarri.

Sveçla në postimin e tij të fundit, ka publikuar edhe një fotografi të një zyrtari policorë duke i vënë flakën drogës së konfiskuar.

Go to TOP