Rajoni

Gazeta boshnjake: Varhelyi u mor vesh me Dodikun për seancën e Kuvendit të RS-së, kërkohet shkarkimi i tij

Në fund të nëntorit të këtij viti, Komisioneri i Bashkimit Evropian për Zgjerim, Oliver Varhelyi u mor vesh me anëtarin serb të Presidencës së Bosnjë e Hercegovinës Milorad Dodik për ta mbajtur një seancë të posaçme të Asamblesë Kombëtare të Republika Srpskas, në të cilën u diskutua çështja e transferimit të kompetencave nga BeH në nivel të RS-së. Zyrtari i BE-së u pajtua me Dodikun se konkluzionet do të hyjnë në fuqi gjashtë muaj më vonë, shkruan gazeta boshnjake, Istraga.

Këtë e konfirmon raporti i shefit të Delegacionit të BE-së në BeH, Johann Sattler, i cili është dorëzuar në Bruksel më 25 nëntor. Istraga e posedon atë dokument dhe vërtetësinë e tij raportojnë se ua kanë konfirmuar tre burime diplomatike. Sattler e shkroi këtë raport menjëherë pas vizitës së Komisionerit Evropian për Zgjerim, Oliver Varhelyi në Bosnjë e Hercegovinë, ku u takua me zyrtarë të lartë të BeH më 24 dhe 25 nëntor. Në dokument thuhet se fajtori kryesor për krizën është ish-Përfaqësuesi i Lartë në BeH, Valentin Inzko.

Johann Sattler shkruan se Oliver Varhely dhe kreu i serbëve në Bosnjë, Milorad Dodik diskutuan mbi aktivitetet lidhur me një sesion të posaçëm të Asamblesë Kombëtare të RS.

“Në seancën e posaçme të Asamblesë të planifikuar për 10 dhjetor, Komisioneri (Oliver Varhelyi) sqaroi se seanca vërtet do të zhvillohet, por se një moratorium për miratimin e ligjit për tërheqjen e njëanshme nga institucionet shtetërore për një periudhë 6-mujore do të shpallet. Kjo është rënë dakord dhe përfaqësuesit e RS-së do të jenë përgjegjës për të gjitha veprimet e kundërta”, tha Sattler në raportin e tij.

Megjithëse raporti nuk specifikon detajet e marrëveshjes, është e qartë se Komisioneri Evropian për Zgjerim, Oliver Varhelyi dhe Milorad Dodik “ranë dakord” për një datë për një seancë speciale, si dhe për dinamikën e “hyrjes në fuqi” të konkluzione mbi transferimin e kompetencave. Raporti i Sattler u shkrua më 25 nëntor, dhe dokumenti specifikonte se seanca speciale e Kuvendit Kombëtar të Republika Srpskas ishte planifikuar të mbahej më 10 dhjetor. Megjithatë, duhet theksuar se Kolegjiumi i Asamblesë Kombëtare të RS-së vetëm më 7 dhjetor vendosi formalisht që seanca speciale të mbahet më 10 dhjetor, pra pikërisht në datën e deklaruar në raportin e Johann Sattler, ku thuhet se “ishin rënë dakord”.

Se Oliver Varhelyi u tregua i sjellshëm me Milorad Dodikun, dëshmohet edhe nga pjesa e dytë e raportit të Johann Satler, ku thuhet se fajtori kryesor për krizën në BeH është ish-Përfaqësuesi i Lartë, Valentin Inzko.

“Duke theksuar rëndësinë e mandatit të OHR dhe se Përfaqësuesit të Lartë (Christian) Schmidt nuk është fajtor për situatën aktuale, Komisioneri (Varhelyi) ndau vlerësimin e tij të sinqertë se paraardhësi i tij, Përfaqësuesi i Lartë Inzko, është gjithashtu fajtor për situatën aktuale, krizën politike në BeH. Edhe pse ndryshimet e Inzkos nuk mund të kundërshtohen nga pikëpamja e përmbajtjes së ligjit, fakti që ato u imponuan në ditën e fundit të mandatit të Përfaqësuesit të Lartë Inzko ishte problematik”, tha Johann Sattler në raportin e tij.

Duke akuzuar Inzkon për provokimin e krizës, Vahelyi, sipas shënimeve të Sattler, “shpjegoi se deklaratat e Dodikut në media për pronën shtetërore ishin të rezervuara dhe më shumë si një perde tymi, jo një zjarr i vërtetë”. Megjithatë, Komisioneri Evropian për Zgjerim beson se negociatat duhet të hapen për tre çështje kryesore – pronën shtetërore, reformën zgjedhore dhe ndryshimet në Kodin Penal të BeH.

Profesori gjerman i Universitetit të Grazit dhe eksperti i çështjeve të Ballkanit, Florian Bieber shkroi në Twitter se Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen duhet të përgjigjet urgjentisht nëse Varhelyi është duke vepruar në emër të KE-së. Nëse jo, Bieber tha se ai duhet të shkojë. Sipas tij, kryeministri i Hungarisë, Viktor Orban po e përdor Varhelyin me rrezik të madh.

“A ishte Oliver Varhelyi duke vepruar në emër të Komisionit Evropian? Një pyetje urgjente për Presidenten Ursula von der Leyen. Nëse jo, ai duhet të largohet. Nëse po, Komisioni po e saboton hapur Bosnjë e Hercegovinën. Mungesa e lidershipit të BE-së përdoret nga Orban dhe bashkëpunëtorët e tij në BE dhe Ballkanin Perëndimor me një rrezik të madh”, shkroi ai.

Shfaq më shumë
Back to top button
escort mersin - izmir escort