Gani Koci demanton ekipin e Bekim Jasharit që tha se ai u shoqërua në polici

Ish-deputeti i PDK-së, Gani Koci, ka reaguar pas akuzave të ekipit të Bekim Jasharit se ai është përfshirë në një incident në një qendër të votimit në Polac të Skenderajt.

Sipas akuzave të ekipit të Bekim Jasharit, Koci e ka ofenduar një asisent të një qendre të votimit atje duke e quajtur “tradhtar” për shkak se po e përkrah Jasharin në këto zgjedhje, dhe se më vonë ai është shoqëruar në polici.

Mirëpo Koci i ka demantuar akuzat e ekipit të Jasharit duke u paraqitur në një foto me miqtë e tij.

Raportimet se ai është shoqëruar në polici i ka quajtur “gënjeshtra”.

Postimi i plotë i Kocit:

I shoqëruar me bashkëvendas, shokë, miq e dashamirë, duke pritur rezultatet!

Jo në polici, siç po gënjehet.

Go to TOP