Ftohtë, ngrica e erë: Ky pritet të jetë moti për nesër e pasnesër në Kosovë

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar për motin që pritet të mbajë nesër e pasnesër në vend.

IHMK ka bërë të ditur se vendi ndodhet nën ndikimin e fushave të fuqishme anticiklonike.

Kjo situatë barike do të kushtëzoj mot relativisht të qetë.

Mëngjesi do të jetë i ftohët, me ngrica dhe me mjegull.

Temperaturat minimale parashihen të lëvizin ndërmjet -8 deri -4 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 2-3 gradë Celsius.

Do të fryjë erë kryesisht nga drejtimi i verilindjes.


Go to TOP