Finalja e Kupës së Botës për Klube: Chelsea kërkon të shkruajë historinë përballë Palmeiras

Chelsea do të tentojë sonte që të shkruajë historinë në Kupën e Botës për Klube, pasi në finale do të takohet me Palmieras.

Kjo është hera e dytë që blutë marrin pjesë në formatin e ri të garës, derisa nuk kanë arritur ende ta prekin këtë trofe.

Dy skuadrat do të përballen nga ora 17:30 në stadiumin “Mohammed Bin Zayed Stadium” në Abu Dhabi, me Chelsean që shihet si favorite në letër.

Por, Palmeiras gjithmonë ka ditur të jetë një arrë e fortë për skuadrat evropiane, andaj skuadra londineze nuk mund ta marrë si të garantuar triumfin.

Parashikohet se Chelsea mund të fitojë trofeun e parë të Kupës së Botës për Klube që organizohet nga FIFA me një gol në vazhdime ndaj ekipit brazilian.

Formacionet e mundshme:

Chelsea: Kepa, Silva, Azpilicueta, Alonso, Rüdiger, Christensen, Kovacic, Jorginho, Ziyech, Havertz, Lukaku.

Palmeiras: Weverton, Rocha, Gomez, Luan, Piquerez, Ze Rafael, Scarpa, Veiga, Danilo, Dudu, Rony. 

Go to TOP