Edhe 800 milionë dollarë ndihmë për Ukrainën
Presidenti amerikan, Joe Biden, pritet të ndajë një ndihmë shtesë prej 800 milionë dollarësh për sigurinë në Ukrainë.
Ky veprim vjen përpara fjalimit që pritet ta bëj sot, presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, i cili do t’ i drejtohet Kongresit amerikan.
Administrata Biden javën e kaluar ka rënë dakord të ndajë mbi 1 miliard dollarë për Ukrainën.
