E premte e përgjakshme: Rusia thotë se vrau 200 ushtarë në ripushtimin e Aeroportit të Kievit

Detaje të reja kanë dalë nga ripushtimi rus i Aeroportit “Hostomel” afër Kievit.

Rreth 200 helikopterë rusë u përfshinë në operacionin në aeroportin, i njohur gjithashtu si Aeroporti Antonov, thotë Ministria Ruse e Mbrojtjes.

Ministria pretendoi se 200 trupa nga njësitë speciale të Ukrainës u vranë, duke shtuar se nuk kishte humbje ruse, sipas agjencisë shtetërore të lajmeve RIA.

“Nuk kemi dëgjuar ende nga ushtria ukrainase – dhe llogaria ruse nuk është verifikuar”, thotë BBC.

Ministria ruse e Mbrojtjes thotë:

“Suksesi i forcës së uljes u sigurua duke shtypur të gjitha sistemet e mbrojtjes ajrore pranë vendit të uljes, izolimin e plotë të zonës së veprimit ushtarak nga ajri dhe lufta elektronike radio aktive”.

Ky informacion u transmetua edhe nga BBC.


Go to TOP