Dyshohet se bashkëshorti e keqtrajtoi dhe nxori nga shtëpia gruan me sëmundje të rëndë në Prishtinë

Policia e Kosovës ka pranuar një raportim nga një grua në Prishtinë, e cila ka deklaruar se bashkëshorti i saj e ka keqtrajtuar dhe e ka lënë pa përkujdesje.

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, viktima vuan nga një sëmundje e rëndë dhe nuk është në gjendje të kujdeset për veten.

I dyshuari ende nuk është takuar nga policisë, teksa rasti është duke u hetuar.

“Prishtinë 07.02.2022 – 09:00. Viktima femër kosovare ka raportuar se bashkëshorti i saj mashkull kosovar e keqtrajton atë dhe e ka larguar nga shtëpia dhe lënë pa përkujdesje. Viktima vuan nga një sëmundje e rëndë dhe nuk është në gjendje të kujdeset për veten. I dyshuari nuk është takuar nga policia, rasti është duke u hetuar”, thuhet në raport. 

Go to TOP