Gjuajti një person me armë, arratiset i dyshuari nga Podujeva

Një person dyshohet se ka gjuajtur me armë një tjetër, pas një mosmarrëveshje që kishin pasur në Rrugën “Met Podjeva”, në Podujevë.

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, plumbi e kishte goditur veturën e viktimës në pjesën e pasme.

Gjatë bastisjes në shtëpinë e të dyshuarit janë gjetur e sekuestruar fishek të armës së zjarrit dhe pajisje për pastrimin e armës.

I dyshuari gjendet në arrati.

“Rr. Met Podjeva, Podujevë 06.02.2022 – 22:20. Me datën 07.02.2022 viktima mashkull  kosovar  ka raportuar se për shkak të një mosmarrëveshje i dyshuari mashkull  kosovar i cili kishte qenë me veturë me targa vendore kishte gjuajtur me armë në drejtim të veturës së viktimës dhe një plumb kishte goditë veturën e viktimës në pjesën e pasme. Njësitë policore kanë bërë bastisje në shtëpinë e të dyshuarit ku kanë gjetur dhe sekuestruar një fishek të armës së zjarrit dhe pajisje për pastrimin e armës. I dyshuari nuk është hasur në shtëpinë e tij dhe gjendet në arrati. Rasti vazhdon të hetohet”, thuhet në raport. 

Go to TOP