Nisin hetimet për vdekjen e një personi që po trajtohej në emergjencë në Shtime

Policia e Kosovës ka nisur hetimet për vdekjen e një personi që ishte duke u trajtuar në qendrën emergjente mjekësore në Shtime.

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, i njëjti ishte në gjendje të rëndë shëndetësore dhe derisa po trajtohej ka ndërruar jetë.

“Rr. Anton Çeta, Shtime  07.02.2022 – 08:55. Nga Qendra emergjente mjekësore është pranuar informata se kanë pranuar një person mashkull kosovar në gjendje të rëndë shëndetësore dhe i njëjti deri sa ishte në trajtim mjekësor ka ndërruar jetë. Me urdhër të prokurorit trupi i pa jetë është dërguar në IML për obduksion. Njësitë policore janë duke hetuar rastin”, thuhet në raport. 

Go to TOP