Dy zyrtarë të opozitës kërcënohen me jetë në Serbi

Në një përgjigje të publikuar në Twitter në të cilin tregon se deklarata e Rio Tintos është dërguar nga e-maili i Qeverisë së Serbisë, nënkryetarja e Partisë së Lirisë dhe Drejtësisë, Marinika Tepiç ka marrë kërcënime me vdekje.

Kërcënimi me vdekje u bë në llogarinë personale në Twitter nga profili me emrin Danko Nikoliq.

“Ti nuk do të kalosh më, s’kanë dobi limuzinat dhe xhipat kur një plumb kalon në timonin e shoferit si asgjë, dhe unë kam më shumë se një gëzhojë të plotë për ty dhe shefin tënd të verdhë Gjilas”, shkruante në mesazhin kërcënues.

Nikoliq të vetmet komente i ka pasur në drejtim të Tepiqit dhe opozitarit tjetër, Dragan Gjilan dhe dukej se profili ishte krijuar vetëm për këto dy raste pasi që ajo nuk ka pasur asnjë aktivitet tjetër në të kaluarën, shkruan n1.

Theksojmë se gjatë ditës së djeshme u raportua se edhe presidenti serb, Aleksandar Vuçiq ishte kërcënuar me vdekje nga një klan mafioz.

Ndryshe, një pjesë e madhe e partive opozitare serbe pritet që dalin me një kandidat të përbashkët për zgjedhjet e 3 prillit në Serbi.

Go to TOP