Dy burra raportojnë në polici se u janë zhdukur vajzat e mitura

Dy burra kanë njoftuar Policinë e Kosovës në Prizren se u janë zhdukur vajzat.

Sipas policisë, të dy vajzat janë të mitura. Ato sipas prindërve kanë dalë nga shtëpia dhe se nuk dihet për vendndodhjen e tyre.

Rasti është duke u hetuar nga policia.

“Rr. Dragomani, Prizren 21.01.2022 – 12:00. Dy meshkuj kosovarë kanë njoftuar policinë se vajzat e tyre të mitura kanë dalë nga shtëpia dhe nuk dihet për vendndodhjen e tyre. Rasti në hetime”, thuhet në njoftimin e Policisë. 

Go to TOP