Duda Balje që ka pasuri të majme abstenon për tërheqjen e Trustit nga qytetarët

Deputetja Duda Balje, ashtu siç pritej, edhe sot i ka shkuar për shtati me një qëndrim kryeministrit Kurti.

Ajo në Komisionin Parlamentar ka abstenuar për tërheqjen e mjeteve nga Trusti, karshi PDK-së, LDK-së e AAK-së që dolën PRO, dhe VV-së kundër.

Por siç duket Balje edhe personalisht nuk e ka në nevojë të tërheq mjete nga trusti, shkaku që posedon një pasuri të majme.

Në Agjencinë Kundër Korrupsion, ajo ka deklaruar një shtëpi në vlerë 150 mijë euro, një stan në vlerë 80 mijë euro, një lokal 200 mijë euro dhe një lokal tjetër në vlerë 80 mijë euro.

Balje ka deklaruar në AKK se vozit një veturë në vlerë prej 25 mijë eurove, teksa bashkëshorti i saj vozit një veturë në vlerë prej 17 mijë eurosh.

Të hyrat vjetore të Baljes, vetëm nga Kuvendi i Kosovës shkojnë deri në 24 mijë euro.

Go to TOP