“Do t’iu eliminoj”,vrau efektivin në Mal të Zi, shqiptari bën deklaratën e rëndë në mes të sallës së gjyqit

Luan Hasanaj shqiptari që vrau me plumb në kokë policin Milutin Lekoviç në Mal të Zi 3 vite më parë, ka kërcënuar gjyqtarët e prokurorët. Gjatë seancës gjyqësore të zhvilluar në Podgoricë, Hasanaj tha se do të dilte i armatosur e do t’i eliminonte të gjithë.

“Do eliminoheni të gjithë”. “Pres të dal i armatosur dhe t’ju eliminoj të gjithëve”, ka thënë Hasanaj. Jëto thirrje e detyruan gjyqtarin Predgrad Taba që ta largojë shqiptarin nga salla.

Më 15 dhjetor të 2019, Hasanaj vrau oficerin e policisë Milutin Lekoviq. Ai e qëlloi me armë në automjetin e policies dhe pas tij tentoi të vriste edhe një oficere tjetër, Alexandra Kilibrda. Arma iu bllokua dhe efektivja shpëtoi.

Luan Hasanaj ishte me të vëllanë, Lulzim Hasanaj dhe të ëmën Nura Hasanaj në momentin që u ndaluan në kufi për shkak se ishin pa dokumente identifikimi. Të tre u morën me një makinë policie për t’u shoqëruar në komisariatin e Policisë së Herceg Novit. Më pas, rreth 5 kilometra nga kufiri kroat, Luan Hasanaj nxorri armën dhe vrau efektivin. I vëllai dhe e ëma akuzohen për përkrahje të Hasanjt dhe ndodhen gjithashtu pas hekurave.

Go to TOP