Dikur avokat i Fatmir Limajt, tash po e ndjek Putinin për krime lufte dhe gjenocid

Prokurorët e Hagës kanë filluar edhe zyrtarisht hetimet kundër Rusisë për krime lufte në Ukrainë. Prokurori kryesor, Karim Khan, që do të kryej hetimet bashkë me ekipin e tij janë nisur drejt Ukrainës për të parë nga afër vendin e ngjarjes, shkruan The Guardian.

“Dje kam krijuar ekipin tim dhe sot jemi duke lëvizur drejt rajonit”, ka thënë Khan duke shpjeguar se është një ekip i avancuar prej prokurorësh dhe avokatësh.  

Khan i cili është avokat britanik ka thënë se zyra e tij do te kryejë hetime për krime të mundshme të luftës , krime kundër njerëzimit dhe gjenocid.

Më herët Khan kishte qenë edhe avokat i Fatmir Limajt kur ky i fundit ishte përballur me Gjykatën e EULEX-it në Kosovë nga viti 2014 deri në vitin 2017 .

Go to TOP