Dhjetë pacientë me Covid-19 po trajtohen në QKUK
Shërbimi Spitalor, Klinik, Universitar i Kosovës ka njoftuar se në QKUK janë të shtrirë 10 pacientë me Ciovid-19.
Katër nga ta janë të konfirmuar me COVID-19, kurse 6 të tjerë post-COVID-19.
Në Klinikën Infektive janë 9 pacientë ku tre prej tyre janë me oksigjenoterapi, kurse në Mjekim Intensiv është një tjetër pacient.
Sipas njoftimit në spitalet e përgjithshme aktualisht nuk është duke u trajtuar asnjë pacientë.