Çudit Mefail Bajqinovci: Buka nuk është shtrenjtë, unë e blej 35-40 centë

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje Mefail Bajqinovci ka befasuar me përgjigjet e tij lidhur me çmimin e bukës.

Ai fillimisht foli për të arriturat e Qeverisë Kurti, më vonë edhe për shtrenjtimin e rrymës, naftës e bukës.

Në pyetjen lidhur me shtrenjtimin e bukës, Bajqinovci u përgjigj po në të njëjtën mënyrë, duke pyetur “sa është buka?” .

Ai u shpreh se buka nuk është 50 centë, sepse në vendin ku ai e blen kushton 40 cent.

“Buka nuk është më shtrenjtë. Sa është buka? Buka ku unë e blej është 35 dhe 40 cent, jo 50 centë. Unë po flas në lagjen ku blej unë”, u shpreh ai.

Go to TOP