Censura mediatike në Serbi, Sholak: 60 për qind e popullsisë po jeton në një botë ‘matriksi’

Gjashtëdhjetë për qind e popullsisë në Serbi, për fat të keq, praktikisht është duke jetuar në një botë paralele matriksi.

Kështu është shprehur miliarderi serb, Dragan Sholak gjatë një interviste për mediumin amerikan MSNBC.

Po ashtu, këto komente të afaristit serb kanë ardhur si rezultat i censurës mediatike dhe heshtjes së opozitës nga presidenti Aleksandar Vuçiq.

Një sondazh i fundit i Byrosë së Raportimit të Televizionit Serb tregoi se në periudhën tre mujore që nga shtatori 2021, Vuçiqit iu dhanë më shumë se 44 orë hapësirë, 87 për qind e të cilave janë pozitive, krahasuar me tre orë për partinë kryesore opozitare, prej të cilave 83 për qind ishte negative.

Përkrahësit e qeverisë drejtojnë pesë kanale të mëdha televizive në Serbi, duke përfshirë shërbimin publik të dyshuar neutral RTS. Televizionet e vetme në Serbi që i japin hapësirë opozitës dhe i shmangen lavdërimit të Vuçiqit janë kanali informativ kabllor Solak N1 dhe TV Nova.

Sholak, që është president i United Group është shpallur “mashtruesi më i madh serb”, i cili po lufton për Serbinë dhe një tradhtar që punon për armiqtë e huaj të vendit.

Aktualisht ai jeton jashtë Serbisë, për shkak të rrezikut për sigurinë e tij.

Go to TOP