Çeku reagon ndaj propagandës: fotomontazh i rremë, nuk kanë shpëtim

Gazetari hulumtues, Fitim Çeku, ka mohuar kategorikisht akuzat për lidhje me Milan Radojiqiqin, duke i quajtur fotot dhe videot e publikuara në rrjetet sociale si pjesë të një propagande të orkestruar nga agjencitë ruse dhe bashkëpunëtorët e tyre.

Ai deklaroi se imazhet janë krijuar me metoda të avancuara, duke përfshirë edhe inteligjencën artificiale, me qëllim dëmtimin e reputacionit të tij dhe të familjes së tij patriotike.

Çeku sqaroi se personi në foto është një mik nga ShBA, Flamuri, dhe publikoi foton origjinale për të hedhur poshtë manipulimet. /Kosova.info/


Go to TOP