Bordi i emëruar nga Kurti bëri kryeshef biznesmenin në natën e fundit të mandatit

Pak orë para se të përfundonte mandatin, bordi i përkohshëm i Ujësjellësit Gjakova, që ishte emëruar nga Qeveria Kurti me 14 korrik, ka bërë kryeshef ekzekutiv biznesmenin e afërt me Mimoza Kusarin, Hasan Krasniqi.

Urim Gashi kryesues i Bordit të ndërmarrjes ujësjellësi Gjakovë, Mevlyde Kelmendi-Begolli, Atdhetare Kelmendi e Islam Hasani si anëtarë, e kanë pasur të enjëten ditën e fundit të punës në këtë bord. Ky bord ishte emëruar nga kabineti Qeveritar me14 korrik dhe kishte mandat gjashtë mujor.

Por ata janë kujdesur që krejt në fund ta emërojnë si kryeshef të ndërmarrjes një biznesmen nga Gjakova, që është i afërt me Mimoza Kusarin, shefen e grupit parlamentar të Vetëvendosjes.

Bordi në shkruarje mori vendim që Hasan Krasniqi, të vendoset në krye të ndërmarrjes.

Këtë vendim sipas burime bordi e morën vetëm pak orë para se të përfundonin mandatin gjashtë mujore.

Gazeta Insajderi ka siguruar këtë vendim dhe në të figuron data e protokollimit 13 janar.

Biznesmeni Hasan Krasniqi, ka qenë kandidatë për Asamble Komunale në Gjakovë, në listën Vetëvendosjes në zgjedhjet e tetorit 2021, është zgjedhur zyrtarisht në pozitën e Kryeshefit, të enjten e 13 janarit.

Gjithashtu aika qenë kandidat për asamblen komunale në Gjakovë me Alternativën e Mimoza Kusarit edhe në vitin 2017.

Go to TOP