“Basha ndoqi gjithçka nga televizori, i vetëm në zyrë me 6 gardianë”, Artan Hoxha flet për deklaratën tronditëse të Spartak Brahos: Ai tha se do të vritet! Ju tregoj se çfarë ndodhi me Alibeajn gjatë protestës

Gazetari investigativ Artan Hoxha u shpreh se garda i ka ofruar siguri maksimale Lulzim Bashës ditën e protestës.

Hoxha komentoi dhe deklaratën tronditëse të Spartak Brahos se rrezikohet siguria e Enkelejd Alibeajt.

“E vetmja mënyrë për t’i larguar ishte sulmi fizik dhe kjo tregonte se njerëzit në seli ishin të përgatitur. Kur grupi u ngjit sipër punonjësit e gardës e kanë marrë zotin Basha dhe e kanë hequr nga selia e tij dhe e kanë evakuuar. Basha është mbajtur i vetëm në seli,  garda s’e ka lejuar Bashën, ai i ka ndjekur ngjarjet nga televizori, kanë qenë 6 truproje të gardës. Kishte përforcime nga garda. Ai kishte 6, Basha në zyrë kishte 6 truproje, komandantin dhe 5. Një punonjës i  7 gardës kishte izoluar Enkelejd Alibeajn në një ambient tjetër. Garda republikës atë ditë 2 herë ka planifikuar për ta evakuuar Bashën. Herën e parë e nxorën nga zyra e vetë. Basha ka komunikuar gjithë kohës në telefon në gjuhë të huaj nuk ka folur në shqip. Basha s’e ka marrë në telefon policinë. Garda i ka ofruar siguri maksimale. Unë herën e parë thashë ka 4 truproja ishin shtuar edhe 2, pra 6. Iu dha garanci dhe u mor në ruajtje edhe Alibeaj. Unë nuk besoj se është deklarata e Spartak Brahos që tha se rrezikohet siguria e Enkelejd Alibeajt. Nuk ka lëvizur nga godina Basha gjatë gjithë kohës ka qëndruar aty deri në fund”, tha Artan Hoxha për Abc News.

Go to TOP