Asfaltohet rruga Malishevë – Verbicë e Kmetocit

Ndërtimi i rrugës Malishevë – Verbicë e Kmetocit në gjatësi prej 2.2 kilometrash, po përfundon, dy javë pas nisjes së punimeve.

Kjo rrugë e përfolur për rreth 15 vjet tashmë u bë realitet.

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, ka parë nga afër punimet.

Ai tha se: pas 14 ditësh nga fillimi i punimeve, po kryhet asfaltimi. Këtë javë do të përfundojë projekti i rrugës Malishevë – Verbicë e Kmetocit.

“2200 metra rrugë me vlerë 258,659.80 euro, për vetëm 2 javë”, tha Alban Hyseni. /Kosova.info/


Go to TOP