Arrestohet një 64 vjeçar në Kaçanik, kërkohej nga Gjykata

Stacioni policor në Kaçanik nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, të martën rreth orës 20:00, pasi ka pranuar një informacion inteligjent ka arrestuar në shtëpinë e tij në Kaçanik personin e kërkuar me inicialet B.B (M/K) i moshës 64 vjeçar.

Ai ishte i kërkuar në bazë të urdhëresës së Gjykatës Themelore në Ferizaj për veprën penale “Shërbime seksuale nga viktima e trafikimit” me dënim burgimi prej tre viteve.

Pas kompletimit të dokumentacionit, i njëjti është dërguar në vuajtje të dënimit.

Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, do të vazhdojë me realizimin e urdhëresave të gjykatës ndaj personave që ende nuk iu kanë përgjigjur thirrjes së gjykatës.

Go to TOP