Arrestimet në Gllogjan, këshilltarja e Lumezit përplaset me Berishën: A bën ju avokatët mos me fol?

Avokati Besnik Berisha ka thënë se nga arrestimi i tre të dyshuarve nuk do të thotë se është ndricuar krimi i vrasjes së trefishtë në Gllogjan.

Reagimi i Berishës ka ardhur pas konferencës së Prokurorisë.

Reagimi i plotë:

Eja, eja te tregoj ASGJE!

Konferenca e Prokurorise lajm i mire per te dyshuarit. Kjo deshmon se jane arrestuar disa persona, por nuk jane siguruar prova qe mbeshtesin dyshimin e bazuar. Nga ky arrestim mos prisni se e kemi ndricuar nje krim.

Hetuesve u mbetet edhe shume per te bere, e familjes se viktimave e qytetareve durim, besim e bashkepunim!

Ndaj shkrimit të Berishës ka reaguar këshilltarja e Aleksandër Lumezit, Merita Gashi.

“A bën ju avokatët mos me fol”, ka thënë ajo.

Go to TOP