Armëpushim i pjesshëm, luftë e pandërprerë: Realitet i vrazhdë në Ukrainë dhe në Rusi
Fotografitë nga Ukraina dhe Rusia tregojnë pasojat e disa prej sulmeve më shkatërruese me dronë në javët e fundit, të kryera pas arritjes së pajtimit për një armëpushim të pjesshëm për ndaljen e sulmeve ndaj infrastrukturës energjetike. /REL/

Më 18 mars u njoftua për arritjen e një armëpushimi të pjesshëm, teksa Kremlini u zotua se do t’i ndalë sulmet ndaj objektivave “të energjisë dhe infrastrukturës”, pas një bisede telefonike mes presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, dhe presidentit rus, Vladimir Putin.

Që nga biseda telefonike e 18 marsit, në Ukrainë dhe në Rusi janë sulmuar një mori vendesh.


Ukraina dhe Rusia liruan nga 175 të burgosur lufte, një ditë pas telefonatës Trump-Putin, një gjest që u përmend gjatë bisedës.

![Banorët e një blloku banimi në rajonin Kirovohrad të Ukrainës duke pastruar rrënojat, më 20 mars, pas një sulmi rus me dronë.Në fillim të marsit, Ukraina u pajtua për një armëpushim të plotë gjatë bisedimeve të vazhdueshme për paqe, por propozimi u hodh poshtë nga Rusia."Kush do të vlerësojë se ku dhe kush e ka shkelur një marrëveshje të mundshme armëpushimi përgjatë 2.000 kilometrash [vijë fronti]? Dhe, kush do ta fajësojë kë për shkeljen e asaj marrëveshjeje?", u tha gazetarëve presidenti rus, Vladimir Putin.](https://gdb.rferl.org/996fd674-d5ab-45a9-a3da-b7507e907a7c_w1023_s.jpg)
Në fillim të marsit, Ukraina u pajtua për një armëpushim të plotë gjatë bisedimeve të vazhdueshme për paqe, por propozimi u hodh poshtë nga Rusia.
“Kush do të vlerësojë se ku dhe kush e ka shkelur një marrëveshje të mundshme armëpushimi përgjatë 2.000 kilometrash [vijë fronti]? Dhe, kush do ta fajësojë kë për shkeljen e asaj marrëveshjeje?”, u tha gazetarëve presidenti rus, Vladimir Putin.



Autoritetet ukrainase thonë se gjatë fundjavës së 22 dhe 23 marsit u vranë tre persona nga sulmet në Kiev, përfshirë një vajzë pesëvjeçare dhe babai i saj.
Bisedimet e fundit ndërmjet emisarëve rusë dhe amerikanë nisën në Riad të Arabisë Saudite, më 24 mars.
Prev Post
Deponohen 500 euro false në Fushë Kosovë
