Ambasadori i ri amerikan ia lë një porosi Konjufcës, ja për çfarë bëhet fjalë
Me të marrë postin e ambasadorit të SHBA-ve në Prishtinë, Jeff Hovenier i ka bërë thirrje pushtetit në Kosovë që të angazhohet për bashkëpunim me opozitën.
Këtë mesazh ai e dha sot në takimin që pati me kryetarin e Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca.
Ai tha se përveç kësaj, duhet angazhim edhe në mbrojtjen e të drejtave të komuniteteve si dhe sigurimin e lirisë fetare.
Postimi i plotë nga Hovenier:
Me kryetarin e Kuvendit, Glauk Konjufca diskutuam prioritetet e përbashkëta legjislative SHBA-Kosovë, duke përfshirë rëndësinë e angazhimit me opozitën, mbrojtjen e të drejtave të komuniteteve etnike dhe sigurimin e lirisë fetare. Mezi presim të vazhdojmë marrëdhëniet tona produktive me Kuvendin.
