Ambasadori Hovenier takon kryetaren e Gjykatës Kushtetuese: SHBA-të mbështesin institucionet e pavarura gjyqësore

Ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier ka takuar sot kryetaren e Gjykatës Kushtetuese, Gresa Caka-Nimani.

Ambasadori Hovenier përmes një postimi në Twitter ka thënë se ka vlerësuar progresin e jashtëzakonshëm që ka arritur Kosova në fushën e drejtësisë.

“Në takimin tim prezantues me kryetaren e Gjykatës Kushtetuese Caka-Nimani, vlerësova progresin e jashtëzakonshëm që ka arritur Kosova dhe përsërita mbështetjen e SHBA-ve për institucionet e fuqishme dhe të pavarura gjyqësore që ofrojnë drejtësi për të gjithë qytetarët”, ka shkruar Hovenier. 

https://twitter.com/USAmbKosovo/status/1493914627578732551?s=20&t=Rdc4Hdw4HmFi_3Kg4rD5Fw
Go to TOP