Alarmi për bombë del të jetë i rrejshëm: Policia nuk gjen asgjë në Stacionin e Autobusëve
Policia e Kosovës ka filluar të tërhiqet nga stacioni i autobusëve në Prishtinë pas dyshimeve për një mjet shpërthyes.
Në vendin e ngjarjes kanë qëndruar ekipet K9 të Policisë si dhe forenzika.
Më herët, ka dal edhe Prokuroria e Shtetit, Zjarrfikësit e ambulanca.
Ndryshe, gjatë ditës policia njoftoi se kishte marrë një telefonatë anonime nga një person që thoshte se kishte vendosur bombë në Stacionin e Autobusëve.
