Aktivizohet NATO, britanikët dërgojnë tanke dhe arsenal ushtarak në Estoni

Britania e Madhe ka dërguar sot pajisje ushtarake dhe tanke në Estoni kanë konfirmuar nga Ministria e Mbrojtjes. Ndërkaq nga pamjet që po qarkullojnë shihen një numër i madh i pajisjeve ushtarake dhe tankeve britanike duke hyrë në Estoni.

Sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë së Mbrojtjes Kusti Salm tha se 850  trupat britanike shtesë do të vendosen në shtetin baltik .

Ambasadori britanik në Estoni Ross Allen shkroi në rrjetet sociale se automjetet ushtarake po shkonin drejt bazës ushtarake Tapa.

Go to TOP