Aksident me fatalitet në Zubin Potok, vdes një person

Një aksident me fatalitet ka ndodhur në Zubin Potok, njofton Policia e Kosovës, duke shtuar se rasti kishte ndodhur si pasojë e pakujdesisë se shoferit që ka goditur edhe dy vetura të tjera të parkuara.

E si pasojë e këtij aksidenti shoferi i veturës kishte vdekur në vend, ndërsa tre pasagjerët e tjerë që ishin me të janë dërguar në Spitalin e Mitrovicës për të marr tretman mjekësorë.

Pas kësaj me vendim të prokurorit trupi i viktimës iu është dorëzuar familjarëve.

“Vozitësit mashkull me veturë, nga pa kujdesia ka goditur dy vetura të tjera të parkuar. Si pasojë e aksidentit, vozitësi ka vdekur, ndërsa tre pasagjerët e tij janë dërguar në Spitalin e Mitrovicës për tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë i viktimës i është liruar familjarëve për ceremoni mortore”, bënë të ditur policia. 

Go to TOP