Ajo nuk ka mundur të kalojë provimin e drejtimit të automjetit për 17 vjet, por nuk po heq dorë

Nëna e dy fëmijëve nga Bedfordshire në Britaninë e Madhe ka shpenzuar dhjetëra mijëra euro që kur filloi të provonte të merrte patentë shoferin. 

Isabel Stedman është përpjekur të marrë patentë shoferin për 17 vjet, por meqenëse ajo ka aq frikë sa shpesh i bie të fikët gjatë vozitjes, ajo ende nuk ia ka dalë mbanë.

Çrregullimi i ankthit të 47-vjeçares britanike e paralizon atë aq shumë pas timonit sa ajo shpërthen në lot dhe dridhet, dhe herë pas here madje humbet vetëdijen.

Në të kaluarën, instruktorët shpesh duhej të ngadalësonin veturën dhe të mbanin timonin për të parandaluar një aksident kur Isabelit i ra të fikët.

Nëna e dy fëmijëve nga Bedfordshire në Britaninë e Madhe ka shpenzuar dhjetëra mijëra euro. Fobia e saj filloi spontanisht gjatë udhëtimit të parë – megjithëse ajo kurrë nuk kishte një aksident me veturë – dhe është më e keqja kur has në një rrethrrotullim.

E dëshpëruar, Isabel thotë se ajo tashmë kishte shtatë instruktorë të ndryshëm dhe provoi një kurs intensiv të vozitjes – dhe madje edhe hipnotizues, por të gjithë pa sukses.

Ajo thotë se dëshiron të vozisë vetëm në mënyrë që të mund ta çojë vajzën e saj në kolegj dhe të vizitojë të afërmit e tjerë. Mjekët nuk mund ta shpjegojnë fobinë e saj. 

Go to TOP