Abelard Tahiri i shan deputetët e pozitës: Robt…

Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri ka sharë deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje.

Tahiri dëgjohet duke thënë “hajde hajde ma shumë ma shumë, a robt jau….”, derisa vazhdon ti bie tavolinës me gotë.

Tahiri siç duket ka harruar që kishte të ndezur mikrofonin.

E gjithë kjo ndodhi pasi që LVV përmendi emrin e Hashim Thaçit dhe Ramush Haradinajt të cilët përmenden në raportin e Freedom House ku të dy këta përmenden si persona të lidhur me krimin dhe korrupsionin.

Ndryshe para këtij momenti opozita bojkotoi fjalimin e ministres së Drejtësisë, Albulena Haxhiu, duke i goditur tavolinat.

Momentin kur Tahiri shanë deputetët e LVV-së mund ta dëgjoni nga minuta -5:30 .

Go to TOP