A ishte Albin Kurti pjesë e UÇK-së? Flet Xhavit Haliti

Një nga themeluesit e UÇK-së, Xhavit Haliti, ka folur sot edhe për kryeministrin Albin Kurti dhe pjesëmarrjen e tij në UÇK.

Haliti tha se Kurti në atë kohë ka punuar në zyrën e Adem Demaçit.

“Është e vështirë sepse është shndërru gjithcka në  betejë politikë, në luftë politikë me të pavërteta dhe gjysmë të vërteta. Ka dy mentalitete. Njëri është që ai që s’e ka kap pushkën në dorë dhe s’ka qenë i rreshtum diku, roli I tij ka qenë shumë më i vogël se  atij që e ka pas pushkën në dorë.

Roli i Albinit ka qenë i tillë që ka punu në zyrën e bacës Adem, por baca Adem ka qenë i ngarkuar me detyrë, dhe ju ka besu një detyrë tepër e rëndësishme nga vet Shtabi I Përgjithshëm”, tha Haliti.

Haliti thotë se Kurtin nuk e ka takuar kurrë, deri në kohën kur ka dalë nga burgu.

“Unë as që e kam takuar kurrë, masi ka dalë prej burgut e kam parë për herë të parë në jetën time”, shtoi ai.

Go to TOP