A do të paguhet me tarifë të shtrenjtë fatura e rrymës për muajin janar?

Fatura e muajit janar s’do të ndikohet nga rritja e çmimit të energjisë, edhe nëse miratohen tarifat e reja.

Konsumatorët që shpenzojnë mbi 600 kWh energji elektrike do të pagujnë më shtrenjtë prej faturës së muajit shkurt.

Një gjë të tillë e kanë konfirmuar nga Kompania Kosovare për Distribuim me Energji Elektrike (KEDS).

“Fatura e janarit do të jetë me çmime të pandryshuara”, ka thënë zëdhënësi i KEDS’it, Viktor Buzhala.

Ndryshe, Qeveria ka afat vetëm edhe tetë ditë për t’i dhënë komentet për propozimin e ZRRE për shtrenjtim të rrymës.

Sipas raportit të ZRRE’së, palët që dëshirojnë të shprehin mendimet e tyre për qëndrimin e ZRRE’së mund ta bëjnë këtë vetëm deri më 28 janar, në orën 18:00.

 “ZRRE-ja u ofron kompanive të rregulluara dhe konsumatorëve mundësinë që të shqyrtojnë dëshmitë dhe pikëpamjet e paraqitura në këtë raport konsultativ, me të cilat ata mund të mos pajtohen, dhe të komentojnë ato duke korrigjuar një gabim faktik, duke paraqitur kundër argumente ose duke ofruar të dhëna të reja të cilat ZRRE-ja mund të mos i ketë marrë parasysh. Palët që dëshirojnë të shprehin mendimet e tyre për qëndrimin e ZRRE-së ftohen t’i dorëzojnë komentet e tyre me shkrim në adresën [email protected] jo më vonë se 28 janar 2022, deri në ora 18:00h”, thuhet në raport.

Me propozimin e ZRRE’së, konsumatorët që shpenzojnë mbi 600 kËh energji do të përballen me shtrenjtim të rrymës. Nëse miratohen këto tarifa, do të fillojnë të aplikohen nga 1 shkurti 2022 e deri më 31 mars 2023.

Go to TOP