14 vjet çka? Vuçiqi e pranon disi se Kosova është shtet

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, në një konferencë për media të mërkurën e pranoi disi e Kosova është shtet i pavarur tash e mbi 14 vjet.

Ndërsa tha se nuk është i gatshëm ta njohë pavarësinë e Kosovës, Vuçiq megjithatë konstatoi saktë se “fëmija i Perëndimit”, siç i referohet shpesh shtetit të Kosovës, i ka bërë 14 vjet.

“Tjetër gjë është se shumë prej tyre nuk e pëlqejnë, sepse është fëmija i tyre, të cilin duhet ta tundin edhe kur është, si sot, 14 vjeç, por kanë 23 vjet që e tundin”, tha Vuçiq.

Kosova dhe “presioni për ta njohur”, janë pjesa më e zakonshme e deklaratave të përditshme të presidentit serb, Aleksandar Vuçiq. Atij i pëlqejnë dramat dhe duke përsëritur se nuk do ta njohë kurrë pavarësinë e Kosovës, ai paraqitet para gazetarëve në Beograd për të theksuar gjithmonë se ndërkombëtarët po i bëjnë presion të jashtëzakonshëm.

Ai disa herë ka thënë se nuk mund të fle nga presioni për ta njohur pavarësinë e Kosovës.

Go to TOP