11 pacientë me COVID-19 janë duke u trajtuar në spitalet e Kosovës

Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës ka njoftuar se nga raportimet e klinikave Covid-19 në QKUK, por edhe sptialet e përgjithshme, rezulton se 11 pacientë të kofirmuar me Covid-19, janë në trajtim mjekësor.

Sipas njoftimit, 23 pacientë të tjerë po trajtohen si post-covid.

“Me oksigjeno-terapi janë 6 pacientë, në Mjekimin Intensiv të Klinikës Infektive ka 1 pacient me maskë oksigjeni”, thuhet në njoftim.

Raporti sipas klinikave dhe spitaleve të përgjithshme

Klinika Infektive, 4 pacientë

Klinika e Pulmologjisë, 20 pacientë post-covid

Mjekim Intensiv në Klinikë Infektive, 1 pacient me maskë oksigjeni

Spitali i Gjakovës, 3 pacientë

Spitali i Pejës, 4 pacientë

Spitali i Ferizajt, 2 pacientë

Go to TOP