10 punëtorë vdesin në vit, si shkak i kushteve jo të mira të punës

Kryetari  i Këshillit Drejtues të BSPK-së, Ali Gashi, ka kërkuar,  nga qeveria që sa më shpejtë të hartojë politika ku punëtorët të trajtohen dinjitetshëm në vendin e punës.

Sipas tij, qeveria mund të bëj këtë përmes krijimit të një legjislacioni apo përmes krijimit të një ligji më të mirë, i cili më pastaj do të jetë i zbatueshëm.

Gashi i bëri këto deklarata në emisionin, “News Talk” me Dafina Latën në Klan Kosova FM.

E gjithë kjo bisedë, është zhvilluar duke marrë shkas nga vdekja e një punëtori në vendin e punës gjatë ditës së sotme në Prishtinë.

Go to TOP