“1 minutë për fotografi historike”

Fotoreporteri, Ilaz Bylykbashi, nga protesta e studentëve kundër pushtimit të Kosovës nga Serbia, 25 vjet më parë shkrepi fotografi që do të mbesin në histori.

Për këto thotë se pati goxha sfida, pasi dhuna e ushtruar nga policia serbe nuk kurseu askënd, njofton Klan Kosova.

Protestave studentore, që bënin thirrje edhe për kthimin e studentëve në objektet universitare, nga ku ishin dëbuar nga regjimi i Slobodan Millosheviqit, u prinin figura tash të njohura për publikun.

Ndër ta edhe kryeministri, Albin Kurti, i cili në atë kohë Bylykbashit, për nga pamja nuk i jepte përshtypjen e një lideri.

Go to TOP